AKTUALITET, 16 Qershor 2026, 19:18

Ndryshojnë skenarët për organizimin e protestës, Kola: Qëllim, rrëzimi i qeverisë

Ndryshojnë skenarët për organizimin e protestës, Kola:

Ditën e sotme ka pasur disa ndryshime në organizimin e protestës ku një nga ndryshimet është orari për shkak të temperaturave të larta, ku nga nesër do të mbahet në orën 19:00.

Një tjetër ndryshim është se fjalimet do të mbahen nga të rinjtë.

Njëri prej organizatorëve të protestës Arben Kola deklaroi se qëllimi i protestës vijon të mbetet rrëzimi i qeverisë dhe kastës politike.

“Qëllimi është rrëzimi i qeverisë dhe kastës politike, por duhet të bëni kujdes sepse ka fëmijë. Protesta është unikale dhe është kthyer në frymëzim.

Ne do të nisemi, gratë dhe fëmijët kanë pozicionin e parë”.