TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe grupit parlamentar, vuri theksin tek sfida e anëtarësimit në BE. Rama foli për kushtet e vështira që BE i ka vendosur Shqipërisë.
Ndër të tjera ai udhëzon kolegët e tij të mos krahasojnë Shqipërinë me vendet e tjera të Evropës.
“Procesi i diskutimeve dhe rigatimit te ligjeve që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE është vonuar apo është marrë lehtë si një proces ne kemi të fusim duart sipas opinioneve tona. Nuk e kemi këtë liri. Kemi lirinë për të negociuar. Nuk kemi lirinë që pasi negociojmë të diskutojmë. Që d.m.th. negociatat mbi një draft që hyn në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit evropian, negocimet me komisionin, i imponohet qeverisë dhe vjen në parlament. Në momentin kur vjen në parlament duhet miratuar, jo diktuar sepse që t’i hyjmë diskutimit ë ligji të tillë duhet të ridiskutojmë a duhet të hyjmë ë në BE apo jo.
Me të drejtë disa shokë dhe kolege bëjnë gabimin që bëja un deri kur e mësova që nuk duhej bërë. Marrin një draft që vjen nga qeveria pasi është dakordësuar me komisionin dhe fillojnë referohen vendeve të tjera të BE. Miqtë e mi, këtë gjë po e ndaj me ju si eksperiencë dhe duke shprehur që ju e dini që unë nuk jam lehtësisht i përthyeshëm, ju ftoj të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë. Që ta bëni si Franca duhet të jeni Franca, ju jeni Shqipëria.
Kjo nuk ndodh vetëm me Shqipërisë. I gjithë procesi i anëtarësimit ka sjellë rëndim të kushteve për atë që ka ardhur më pas. Ata që kanë hyrë në fillim në BE e kanë pasur shumë më të lehtë procesin dhe janë bërë anëtarë me shumë më pak kushte. Kanë qenë shumë më të papërgatitur sesa ne sot. Pastaj kanë ardhur ata më pas që kanë pasur më shumë kushte se ata. Tani jemi ne vendet e Ballkanit Perëndimor që kemi kushte që as Kroacia nuk do ti merrte dot me mend”, tha Rama.
Edi Rama: Ata që janë bërë pjesë të anëtarësimit, ka pasur më pak kushte nga sa kemi ne sot. Ka diçka e kam theksuar në fjalën time në Asamblenë Kombëtare kur nisëm këtë mandat që duhet të jetë shumë më tepër në vëmendjen e Grupit Parlamentar dhe të qeverisë, kjo është pjesa që lidhet me fazën përpara lidhjes së negociatës. Duhet shumë më tepër punë, për t’u shpjeguar me grupin dhe për t’u dëgjuar nga grupi. Duhet më shumë informacionin.
Të gjithë deputetët për shkak të eksperiencës së tyre të jenë të informuar dhe të mirëpritur që të kontribuojnë. Pika e përbashkët për pjesën e negociatave, do ta zhvillojmë çdo muaj. Dua të prek një tjetër aspekt për të cilin kam folur edhe në fjalën përpara të asamblesë. Aspektin e ndryshimeve të procesit legjislativ, e filluam me komisionet, duhet të vazhdojmë me administratën e Kuvendit e cila kemi kohë që themi se duhet të transformohet dhe të modernizohet nga një transformim të tërësishëm teknologjik dhe nga ana tjetër duhet të vendosim piketat për një kalendar parlamentar.