AKTUALITET, 29 Nëntor 2024, 21:05

Ndihmë për t'u kuruar/ Shqiptarët solidarizohen me Luisin, mblidhet shuma prej mijëra eurosh për 14-vjeçarin e plagosur

Ndihmë për t'u kuruar/ Shqiptarët solidarizohen me Luisin,

Shqiptarët kanë treguar dhe njëherë se kur bëhen bashkë ia dalin. Për dy ditë ata kanë arritur të mbledhin në kohë rekord 80 mijë euro që duheshin për kurimin e Luis Meçja, 14-vjeçarit i cili mbeti i plagosur mesditën e 18 nëntorit jashtë ambienteve të shkollës "Fan Noli".

Në kohë rekord përmes llogarisë së hapur në GoFoundme janë mbledhur mbi 80 mijë euro, për kurimin e Luisit të vogël i cili ka në trupin e tij 4 plagë të shkaktuara me thikë.

Shqiptarët kanë kontribuar me aq sa kanë pasur mundësi, duke arritur kështu paratë që nevojiteshin për kurimin e Luisit.

Aktualisht vogëlushi Luis ndodhet në spitalin e Traumës. Ai mbeti i plagosur mesditën e së hënës, ku Mario Përlleshaj qëlloi me thikë atë dhe mikun e tij, Martin Canin i cili fatkeqësisht humbi jetën.