AKTUALITET, 8 Prill 2024, 15:14

Ndezi zjarr për të hapur kullota, e pëson 52-vjeçari në Kukës

Ndezi zjarr për të hapur kullota, e pëson 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Kukësit nën akuzën e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Mësohet se shtetasi me inicialet N.D., ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave në vendin e quajtur “Dafkë”. Për pasojë është djegur një sipërfaqe toke (pronë publike) me barishte dhe shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.