AKTUALITET, 19 Mars 2026, 11:32

Ndërron jetë gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja

Ndërron jetë gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja

Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta, në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik.

Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak në gjumë.

Lapardhaja u shqua për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend, duke qenë një zë aktiv në hapësirën publike.

Prej shtatorit 2025 ai ishte redaktor politik në gazetën Tema.

Ai ishte një qytetar i angazhuar, që jetonte mes mësuesisë, gazetarisë dhe aktivizimit të tij si qytetar i denjë i Beratit.

Një djalë i kulturuar, mendjehapur, që rridhte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, ai ishte gjithashtu një kritik mendjehapur i ngërçit të së djathtës së sotme shqiptare dhe sidomos problemeve që përjeton opozita e sotme.

Ai është autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh që do të mbeten trashëgimia e tij kulturore për shoqërinë dhe familjen e tij.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar tronditje tek të gjithë, ku Lapardhaja është vlerësuar për profesionalizmin dhe integritetin.

TPZ u shpreh ngushëllime të afërmve, miqve dhe të gjithë dashamirësve të tij.