AKTUALITET, 15 Janar 2026, 10:15

'Nderim martirëve'/ Presidenti Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet! Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA

'Nderim martirëve'/  Presidenti Begaj përkujton

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kujtuar sot masakrën e Reçakut në Kosovë, që siç thotë ai denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin.

“Kjo masakër nuk mund të harrohet”- shkruan Presidenti Begaj, ndërsa shpreh mirënjohje për Shtetet e Bashkuara, si aleat strategjik i vendit tonë.

“Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj.

Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht.

Kjo masakër nuk mund të harrohet!

Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet!

Nderim martirëve!

Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së”, shkruan Presidenti Begaj.