TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha u paraqit sot paradite në SPAK, duke respektuar vendimin e gjykatës për t’u paraqitur dy herë në muaj për akuzat e ngritura ndaj tij për dosjen “Partizani”.
Analistët Ergys Mërtiri dhe Enton Abilekaj debatuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV për vendimin e Berishës dhe mungesën e koherencës.
Pjesë nga biseda
Mërtiri: Ka një paradoks te ajo që thotë zoti Berisha, që vendimin nuk e marrë SPAK, por e ka marrë Edi Rama që ka urdhëruar SPAK-un. Pastaj thotë se vendimi është i paligjshëm, është në shkelje të të drejtave të njeriut, ka shkelur të drejtat e mia dhe pastaj thotë unë do të shkoj ta zbatoj se ka një vendim të Kuvendit. Nëse vendimi është i paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave të njeriut, ashtu siç nuk respektoi të parin, të mos respektojë të dytin. Pastaj thotë se është në mosbindje civile. Zoti Berisha është në paradoks gjatë gjithë kohës dhe bën këto shfaqje.
Abilekaj: Ai është në dispozicion të drejtësisë.
Mërtiri: Ai u nënshtrua dhe prandaj bën këtë shfaqje sot, nuk do që të pranojë nënshtrimin.
Abilekaj: Në këtë rast ai shkon atje, firmos që kjo është një organizatë kriminale.
Mërtiri: këto janë budallëqe. I the ti SPAK-ut që është …
Abilekaj: Po i the budalliqe, e paragjykove menjëherë, nuk kemi çfarë të diskutojmë bashkë. Procedura është që unë filani u paraqita këtu, sipas kërkesës së gjykatës. Ai ka thënë: Ju jeni organizatë kriminale, është një lloj mosbindje. Ai vihet në dispozicion të drejtësisë siç është kërkuar. Lëre se është lideri i opozitës, është një njeri që ka një çështje penale.
Mërtiri: Pse është lideri i opozitës, u bë problem, se të ishte një njeri dosido...
Abilekaj: Gjykata është trupë unitare dhe thotë: ky nuk ka nevojë për masë sigurie. Nga 27 nëntori, deri në 3 janar, ai qëndroi pa masë sigurie. Prishi provat? Iu largua prokurorisë, ka prishur provat?
Mërtiri: Pra thua që është i padrejtë vendimi?
Abilekaj; Ai nuk bëri asnjë masë për të shkatërruar dosjen. Pse ia ndryshon masën e sigurimit? Pse gjyqtari hodhi poshtë gjykatën e vet?
Mërtiri; Po flasim politikisht, sepse ligjërisht ai duhet të shkojë si çeço, sepse bëri budallëk herën e parë, ndenji një vit në shtëpi kot. Ndenji në arrest shtëpie për mendtë e kokës. Nëse herën e parë tha se nuk shkojë në prokurori se ky vendim është i padrejtë dhe në shkelje të Kushtetutës, atëherë ky vendim sot është sërish i padrejtë se është në shkelje të ligjit.