TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e tubimit.
Ashtu si ditët e tjera, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas kanë vijuar me marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.
Aty, disa prej tyre janë ngjitur duke mbajtur fjalime, teksa kujtojnë dhe deklaratat e Kryeministrit Rama.
Njëri prej tyre tha: “Kryeministri na quan sorra e korba, por harron që ne jemi bijtë e shqiponjave. Korbat dhe sorrat ai i ka në qeverinë e vet”.
Menjëherë pas fjalimeve, ata nisën marshimin në rrugët e Kryeministrisë.
Me tone të ashpra dhe thirrje të njëpasnjëshme, protestuesit po marshojnë duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë, ndërsa në kor dëgjohen parullat drejtuar udhëheqësve kryesorë politikë të vendit.
“Rama jepe dorëheqjen!”, “Rama në burg, Berisha në burg!” janë thirrjet kryesore që po shoqërojnë marshimin e qytetarëve në këto momente.