TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë seancës së sotme në Kuvend deklaroi se Edi Rama nuk mund ta mbyllë me SHBA-në çështjen e McGonigal.
Më tej i kërkoi Ermonela Felajt të mos pengonte fjalën e deputetëve të opozitës.
Kryemadhi: Opozita ka vetëm të drejtën e fjalës dhe kur ia hiqni këtë gjë, ka ngelur vetëm t'i fusim karriget në kokë njëri-tjetrit. Moj për procedurë po flas. O zonjë
Jam e bindur që mund ta bëni kërkesën për procedurë, por s'flisni dot për çfarë të doni
Fakti që ke fuqinë e mikrofonit, nuk të bën më të zgjuar e më inteligjente se burrat e gratë që janë këtu. Më të përdorur nga Rama të bën, kjo po. Po ta them edhe njëherë, se ti mund të pengosh ngritjen e komisionit këtu, por Amerika nuk do ta mbyllë. Jo se i dhimbset Shqipëria, por sepse ai ka futur turinjtë aty ku nuk duhet. Nuk kemi për ta vrarë, ne kemi vetëm 13 pyetje, atëherë nëse ai nuk përgjigjet, të japë dorëheqjen e të vijë një tjetër për të folur. Ti na bën dhe kalkulime, na mat sekondat këtu. Mbaj vendin tënd. Kam të drejtë të flas.
Respekto rregulloren. Kaq po them, jo njëherë ta hipa njëherë s'ta hipa.