TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance u largua që mbrëmjen e së premtes nga Myihu, por fjalimi i tij në Konferencën e Sigurisë la pas polemika të shumta. Kritikat e tij ndaj liderëve europianë se demokracia dhe liria e fjalës janë në rënie kanë shkaktuar reagime të forta.
I menjëherëshëm ishte qëndrimi i kancelarit gjerman Olaf Scholz që tha se mbetet i palëkundur kundër ekstremit të djathtë dhe se demokracia e vendit të tij nuk do të lejojë ndërhyrje nga jashtë.
“Gjermania është një demokraci shumë e fortë dhe si një demokraci e fortë, ne jemi absolutisht të qartë se e djathta ekstreme duhet të jetë jashtë kontrollit politik dhe jashtë proceseve të vendimmarrjes politike dhe se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me ta”.
Po ashtu, Vance tha se imigrimi masiv është një çështje që nënvlerësohet nga të gjitha vendet e Evropës.
“I kundërshtoj shprehimisht ato që tha zëvendëspresidenti i SHBA-së Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut. Nga përvoja e nacionalsocializmit, partitë demokratike në Gjermani kanë një konsensus të përbashkët: ky është kufiri kundër partive ekstremiste të djathta“, shkroi Scholz në “X”.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ishte edhe më i ashpër kur e quajti fjalimin e Vance të papranueshëm.
“Ai foli për anulimin e demokracisë dhe nëse e kuptova saktë, ai krahasoi kushtet në pjesë të Evropës me ato në regjimet autoritare. Zonja dhe zotërinj, kjo është e papranueshme”.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas tha se fjalimi i Vance i krijoi përshtypjen se SHBA ishte “duke u përpjekur të niste një luftë” me Evropën ku shumica e vendeve janë aleatë tradicionalë të saj.
Deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan i përkrahu edhe Donald Trump nga zyra ovale që tha evropianët po humbasin lirinë e fjalës.
Fjalimi i Vance u përshëndet ndërkohë nga partia nacionaliste Alterantiva për Gjermaninë. Duartrokitje për të pati edhe në Moskë ku mediat shtetërore e quajtjën një “rrahje publike”.