AKTUALITET, 20 Prill 2026, 10:11

Mungon Rama/ Balla mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, çfarë do të diskutohet

Mungon Rama/ Balla mbledh Grupin Parlamentar të PS-së,

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nën drejtimin e kreut, Taulant Balla, zhvillon mbledhjen e zakonshme javore, që prej orës 10:00 të kësaj të hëne, ku fokusi do të jetë te seanca plenare dhe turi për “Punët e Shqipërisë”.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm, pasi ka njoftuar se ndodhet në Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në këtë mbledhje do të ketë një raport vlerësimi mbi ecurinë e komisioneve parlamentare, si dhe një raport për seancën e javës së kaluar ndërsa nuk përjashtohen edhe diskutime të tjera.

Sipas draftit të seancës së kësaj të enjteje, pritet të ketë një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi; një tjetër me ministren e Arsimit; një tjetër me ministrin Lamallari; një interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Sala; si dhe një me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla.

Gjithashtu, do të zhvillohet një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

Të enjten pritet të jetë një seancë e ngjeshur, pasi ka shumë interpelanca të kërkuara nga deputetët e PD-së.