AKTUALITET, 25 Dhjetor 2024, 21:39

Moti i keq/ Thethi izolohet nga dëbora, trashësia arrin në një metër

Moti i keq/ Thethi izolohet nga dëbora, trashësia arrin në

Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme në zonat malore, ku më rëndë paraqitet situata në zonën e Thethit, e cila momentalisht mbetet e bllokuar.

Prej paradites së sotme zona e Thethit ka qenë e bllokuar, ku dëbora e rënë ka arritur në trashësinë 1 metër.

Ndërkohë në zonë kanë mbërruitur borëpastrueset dhe po punohet për hapjen e rrugës, megjithatë një problem shumë i madh mbeten orteqet që rrëzohen herë pas here.

Moti i keq/ Thethi izolohet nga dëbora, trashësia arrin në