TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moti i keq ka goditur prej ditësh edhe qarkun e Kukësit, me reshje të dendura dëbore, shiu dhe deri në erozion që ka çuar në rrëshqitje gurësh e dherash, si dhe në bllokimin e disa rrugëve kryesore.
Në zonat e ulëta të Kukësit ka reshje të dendura shiu që kanë sjellë problematika me akset kombëtare.
Janë regjistruar rrëshqitje të dheut, rënie gurësh, inertesh dhe dherash, duke bllokuar disa segmente dhe vështirësuar qarkullimin.
Punonjësit e emergjencave dhe autoritetet lokale janë në terren duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Banorët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e rrezikuara.
Emergjencat njoftojnë se në qarkun e Kukësit, furnizimi me energji elektrike është rikthyer pothuajse në të gjithë zonat, përveç disa fshatrave të Njësisë Administrative Bytyç, ku konkretisht Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë vazhdojnë të jenë pa energji.
Gjithashtu, pa furnizim janë edhe fshatrat Llugaj dhe Pac në Njësinë Administrative Llugaj, si dhe fshati Çerem në Njësinë Administrative Margegaj në bashkinë Tropojë.