AKTUALITET, 7 Prill 2024, 08:30

Mot me diell! Si do të ndryshojnë temperaturat sot

Mot me diell! Si do të ndryshojnë temperaturat sot

Gjatë kësaj fundjave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat i masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrike e Veriut.

Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës arrin shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë në detet Adriatik dhe Jon.