TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të jetë nën sundimin e një moti të kthjellët por të ftohtë ditën e sotme. Që në mëngjes, vendi ynë do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, ku deri në mesditë, kthjellimet do të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit.
Në orët në vijim parashikohet të shfaqen vranësirat si fillim në zonat malore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë Shqipërinë por më të dendura paraqiten në zonat Veriore dhe Lindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.
Temperatura e ajrit gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të ngricave në akset rrugore në Veri dhe Lindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.