TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Sali Berisha do të zhvillojë një takim online me drejtuesit e qarqeve të PD-së.
Mbledhja virtuale do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:00. Fokus i takimit do të jetë protesta e radhës e thirrur nga Partia Demokratike ditën e martë, më 26 Nëntor.
Kreu i PD-së njoftoi në një konferencë për shtyp protestën e radhës duke u bërë thirrje të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen tubimit në Tiranë.
“Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Mosbindja civile është rrugë e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha ai.
Kujtojmë se protesta fundit e opozitës u mbaj ditën e martë, më 19 nëntor në orën 17.00 përpara Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit.