AKTUALITET, 19 Nëntor 2024, 17:30

Mosbindja Civile! Qytetarët mblidhen para Parlamentit për të protestuar, policia ‘blindon’ Kuvendin

Mosbindja Civile! Qytetarët mblidhen para Parlamentit për të

Qytetarët kanë nisur të mblidhen para Kuvendit sot, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita. 

Siç duket edhe nga pamjet forca të shumta policie kanë rrethuar parlamentin për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, ndërkohë që brenda në Kuvend mbahet seanca maratonë për buxhetin 2025. Protesta e sotme është hapi i radhës i Partisë Demokratike në kuadër të Mosbindjes Civile.

Partia Demokratike kërkon vendosjen e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira në pranverë të 2025-ës.

Nuk ka ende informacione për mënyrën se si do të mbahet protesta dhe se sa kohë mund të zgjasë.