AKTUALITET, 28 Nëntor 2024, 10:52

Mosbindja civile e PD, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët po hetohen si organizatorë

Mosbindja civile e PD, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve!

Gjykata e Tiranës liron nga qelia me masën detyrim paraqitje protestuesin Ilir Ahmedani, i arrestuar gjatë protestës së opozitës pranë Zogut të Zi.

Ndërkohë pritet që nesër të dalë për masë protestuesi tjetër Sokol Ndoj. Në total ishin shoqëruar në polici 50 protestues.

Të proceduar në gjendje të lirë janë pothuajse të gjithë deputetët e opozitës si organizatore.