AKTUALITET, 17 Janar 2025, 13:14

"Mos u përdorni nga llumi i foltoreve"/ Evakuimi i fëmijës nga Gaza, Rama replikon me komentuesit: Me kërkesë të partnerëve ndërkombëtarë!

"Mos u përdorni nga llumi i foltoreve"/ Evakuimi i

Kryeministri Edi Rama vlerëson shërbimin pediatrik. I nxitur nga komentet e qytetarwve poshtw videos sw evakuimit tw fëmijës 1 vjeç nga Gaza në Tiranë Rama tha: 

Ku i keni parë këta fëmijët që i lëmë të vdesim? Është pyetje retorike. Se inati po, llumi i foltoreve dhe kanaleve që ju zhyteni po dhe ju ju duket sikur njerëzit vdesin për një aspirinë.

Cdo vit kurohen në pediatritë tona 46 mijë fëmijë, 15 mijë fëmijë në QSUT.

Cdo vit dërgojmë jashtë vendit 25 fëmijë, pra shumë më tepër se shoqatat e mbledhura bashkë. Ajo familja qe erdhi nga Gaza erdhi me kërkesë të partnerëve tonë ndërkombëtarë e  si rezultat i vlerësimit për shërbimin tonë pediatrik.