AKTUALITET, 8 Maj 2024, 13:01

“Mos i fusni duart siç i fusni në buxhet, e keni ves!”, Salianji përplaset me Gogun te komisioni hetimor për TIMS

“Mos i fusni duart siç i fusni në buxhet, e keni ves!”,

Debate, polemika por edhe batuta në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS.

Ekspertët në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS kanë kërkuar kohë për planin hetimor, por kjo është kundërshtuar nga kryetari Ervin Salianji, i cili i ka kërkuar që të marrin një vendim, pasi nuk mund të mbahet peng i gjithë komisioni dhe publiku.

Po ashtu, Salianji ka debatuar edhe me nënkryetarin e komisionit, Toni Gogu, i cili ka kërkuar të marrë fjalen, por nuk i është dhënë.

Ervin Salianji: Vini ju pas një jave dhe thoni kërkoni kohë ne nuk jemi këtu për tu tallur, dhe këtu do lexohen planet sic i keni dhe do marrim vendim. Mirë keq ne nuk e fusim në kalendat grek vetëm për arsye se merreni porosi për tu shtyrë.

(Toni Gogu kërkon fjalën, Salianji refuzon)

Ervin Salianji: Mos e merr fjalën pa e kërkuar se e ka kërkuar tjetri. Lerë atë, hiqe dorën, mos i fusni duart siç i fusni në buxhet se është ves. Ka radhë. Do lexoni planin që keni propozuar ju, do lexojmë planin nga ekspertet e tjerë, ose merrni mos dakordësitë, ju japim 15 minuta kohë dhe të marrim vendim ne, se ju mund të mos bini dakord për 100 vjet ne nuk do ta mbajmë peng komisionin dhe publikun për këtë arsye. E di unë ku e ka merakun PS, por ne nuk jemi këtu për t’u tallur.

Toni Gogu: Unë kërkoj 5 minuta pushim sepse e keni çuar në drejtim të paditur këtë komision dhe duket qartë që ju nuk doni. Nëse doni hidheni në votim dhe shikojmë cili plan hetimi kalon. Kaq kisha, 5 minuta pushim

Ervin Salianji: Prisni pra se do kërkoni 5 minuta pushim dhe do ikni prapë. Ikni si djalli nga temjani. Nënkryetari i Komisionit sapo tha që ka një plan hetimi, unë këtë po them që po i imponoheni ju ekspertëve. Kërceni kërceni, kështu do ju  çojmë edhe në zgjedhje. PS sapo pranon që ka një plan hetimi dhe kërkon t’ia imponojë edhe ekspertëve. Këtë po diskutojmë që ekspertët duhet të kenë një plan hetimi. Së dyti ne nuk mund të diskutojmë për planin e ekspertëve pa e lexuar ekspertët. Së treti nuk shoh ndryshimin në qasjen procedurale, sic thotë nën kryetari i komisionit që do të mbulojë atë që nuk mbulohet. Kanë të njëjtën qasje, bëhet fjalë vetëm për emrat.