TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër ditë pasi ish-kryetari i Bashkisë së New York mori shtetësinë shqiptare, Eric Adams është regjistruar si banor i Njësisë Nr. 2 në Tiranë.
Ndër të tjera siç duket edhe nga fotoja e mësipërme Admas ka aplikuar edhe për pasaportë.
“Eric Adams, banori më i ri i njësisë nr. 2 në Tiranë! Me kënaqësi mikprita sot në ambientet e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ish-kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut dhe ish-senatorin e njohur, Eric Adams. Eric Adams është një mik i madh i shqiptarëve - sot, shqiptar me pasaportë - përveçse një politikan i njohur për fokusin tek çështjet e sigurisë publike, si ish-kapiten i Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut.
Siç e thotë edhe vetë ai, marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe komunitetit shqiptar në SHBA. Kënaqësi që, nga sot, e kemi banor të njësisë nr. 2 në kryeqytet!”, shkruan Florian Pullazi, kreu i njësisë administrative nr.2 Tiranë, Florian Pullazi.
Gjatë kohës kur ishte në detyrën e kryebashkiakut të New York Adams e ka shprehur vazhdimisht simpatinë për Shqipërinë dhe shqiptarët.