AKTUALITET, 9 Shkurt 2025, 22:19

Monitoruesit e zgjedhjeve në Kosovë nxjerrin rezultatet paraprake, kjo është renditja e partive politike

Monitoruesit e zgjedhjeve në Kosovë nxjerrin rezultatet paraprake, kjo
Eugen Cakolli

Demokracia në Veprim, një rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, ka dalë me rezultatet preliminare nga votimet e sotme në Kosovë.

Sipas Eugen Cakollit nga DnV, dalja e përgjithshme në votime është 42.1% në margjina gabimi prej 0.84%, duke mos llogaritur daljen e votuesve me kusht dhe ata që kanë votuar jashtë vendit

“Në këto zgjedhje pa llogaritur votat me kusht dhe ato jashtë vendit kemi një dalje prej 4% më të ulët se në vitin 2021”, tha Cakolli.

Ai prezantoi edhe rezultatet në përqindje të partive, ku tha se këto rezultate preliminare janë refleksion i mostrës në nivelin prej 98% të cilën e kanë pranuar nga tereni dhe mund të pësoj ndryshime gjatë orëve në vijim gjatë numërimit të votave.

Rezultatet preliminare sipas DnV-së:

LVV 40.4% me margjina gabim 1.44%

PDK 21.7% margjina e gabimit +- 1.45%

LDK 17.5% margjina e gabimit +-0.97%

AAK-Nisma 7.2% margjina e gabimit +-0.82

Lista për Familjen 2.4% margjina e gabimit +-0.21%

Lista Serbe 5.4%  margjina e gabimit  +-1.38%

Cakolli tha se këto rezultate janë të një niveli të saktësisë më të madh se që kanë exit poll-et.