AKTUALITET, 31 Janar 2025, 12:27

Monitorimi me kamera, Rama: Sistemi verifikon jo thjesht me foto, por me emër e kartelë personin. Fillimisht do të përfshihen 20 qytete! Do vendosen edhe në rrugët kombëtare

Monitorimi me kamera, Rama: Sistemi verifikon jo thjesht me foto, por me

Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të fillojë implementimi i projektit për survejimit me kamera të vendit pas marrëveshjes së arritur me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky instrument i ri do t’i vijë në ndihmë Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se do të jetë një transformim epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve, duke shtuar se fokus i është qarkullimin rrugor.

Rama u shpreh se sistemi do të fillohet të aplikohet fillimisht në 20 qytete të vendit, ku blutë do monitorojë në kohë reale përmes sallave.

“Dhe sistemi verifikon jo thjesht me fotografi të përgjithshme, por me personin emrin mbiemrin dhe të gjithë kartelën e tij në aspektin e precedentëve penale”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama u shpreh se së shpejti fillon edhe investimi që i njëjti sistem të hyjë në rrugët kombëtare.

Edi Rama: Qeveria do ta ndihmojmë Policinë e Shtetit me një instrument të ri, do të kemi një transformim epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve dhe me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit. Një sistem i bazuar tek fjala e fundit e teknologjisë digjitale, i pasuruar edhe e Ai që do i japë mundësinë policisë së shtetit që në kohë reale, përmes sallave të monitorimit të të gjithë qyteteve që do ta kenë këtë sistem fillimisht, do të fillohet me 20 qytete mos gabohem.

Së shpejti fillon edhe investimi që i njëjti sistem të hyjë në rrugët kombëtare, do të fillohet me 200 km e para, dhe ai sistem do të japë mundësinë që ankesat e çdo qytetari të jenë të verifikueshme në kohë reale. Edhe kur qytetari ankohet me të drejtë, ka raste që bën telefonatë për të nxjerrë një inat me një komshi, por këto janë pjesë e jetës.

Dhe sistemi verifikon jo thjesht me fotografi të përgjithshme, por me personin emrin mbiemrin dhe të gjithë kartelën e tij në aspektin e precedentëve penale.

Është projekt i jashtëzakonshëm që më në fund e kemi garantuar edhe si financim në bashkëpunim me partnerët e Emirateve do të fillojmë ta implimentojmë.

Duke përmendur rezultate e sondazhit të financuar nga Suedia, ku 82% e qytetarëve janë shprehur se ndihen të sigurt në zonat e banimit, kreu i qeverisë, tha se shifrat janë rezultat i punës së Policisë së Shtetit.

“Është një arsye e rëndësishme kjo e sotmja, për të ndarë disa mendime. I vetmi shtet i qëndrueshëm është ai në të cilin njerëzit janë të barabartë përpara ligjit, thotë Aristoteli.  Nga njëra anë na është konfirmuar nga çelja e negociatave me BE-në, të cilat nuk janë asnjë dhuratë dhe asnjë vendimmarrje e thjeshtë politike, por janë një konstatim i progresit të bërë në radhë të parë të qenit të barabartë përpara ligjit dhe nga ana tjetër, na vendos përballë sfidës së vazhdueshme të atij niveli barazie, që rrit qëndrueshmërinë e lirisë individuale dhe të sundimit të ligjit. Sot unë erdha këtu sepse së pari, këshilli i sigurisë në komunitet meriton një interes të veçantë, që policia nuk është vetëm një shërbim publik, por i shumë faktorëve. Duke nisur në radhë të parë, nga çdo prind i kësaj Republike, qytetarët janë baza e sigurisë”, tha Rama.

Për rendin dhe sigurinë në vend, Rama zbuloi se qytetet do të survejohen me kamera, që do të monitorohen në salla në dedikuara.

“Do të kemi transformim epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve, me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit. Një sistem i bazuar te fjala e fundit e teknologjisë digjitale. Salla monitorimi në qytetet që do kenë këtë sistem. Do të fillohet me 20 qytete”.