AKTUALITET, 14 Janar 2026, 15:06

Monedha digjitale/ Sejko në Vjenë: BSH po ndjek qasje të kujdesshme

Monedha digjitale/ Sejko në Vjenë: BSH po ndjek qasje të

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në punimet e Forumit të Vendeve të Evropës Qendrore   në Vjenë të Astrisë. Në fjalën e tij, Guvernatori u ndal në tre çështje kryesore: kthimin te bazat e politikës monetare dhe menaxhimin e goditjeve nga ana e ofertës; rolin e politikës monetare në mbështetjen e financimit të gjelbër; si dhe perspektivat e monedhës digjitale të bankës qendrore. Ai theksoi se Banka e Shqipërisë arriti të përballojë me sukses goditjet inflacioniste të viteve 2022–2023, duke siguruar një kosto të ulët për rritjen ekonomike .

Sa i përket monedhës digjitale, ai theksoi se Banka e Shqipërisë po ndjek një qasje të kujdesshme dhe të mirëanalizuar, duke vlerësuar kostot, përfitimet dhe parakushtet e nevojshme për një zbatim të suksesshëm, në një mjedis me zhvillime teknologjike.

Gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve, Guvernatori theksoi rëndësinë e faktorëve vendas në përcaktimin e politikës monetare, si dhe nevojën për mbrojtjen e pavarësisë së bankave qendrore. Ai nënvizoi se procesi i integrimit evropian forcon kornizën institucionale dhe besueshmërinë e Bankës së Shqipërisë, duke garantuar stabilitetin afatgjatë ekonomik të vendit.