TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej dy ditësh, një pjesë e juglindjes së vendit është përfshirë nga mjegulla e dendur, e cila ka prekur akset kryesore nacionale dhe rrugët që të çojnë drejt fshatrave turistikë të Dardhës dhe Voskopojës.
Policia Rrugore ka shtuar patrullimet në terren dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë dhe të shmangin parakalimet, edhe në segmentet ku sinjalistika rrugore lejon manovrën, për shkak të shikueshmërisë së kufizuar.
Fatmirësisht, gjatë këtyre dy ditëve nuk janë regjistruar aksidente rrugore.