TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa nesër mbahet protesta e radhës nga opozita, koordinator i Rajonit të Tiranës, njëkohësisht shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, së bashku me të deleguarin politik të Tiranës, Belind Këlliçi, kanë ngjitur në autobusë të ndryshëm në Tiranë posterin ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
“Mjaft, jep dorëheqjen!”, ka në përmbajtjen e tij posteri kundër Veliajt. Posterat janë ngjitur edhe nëpër pika të ndryshme nëpër qytet si dhe në tabelat e afishimit të reklamave të ndryshme. Në videon e publikuar në rrjetet e tyre sociale jepen mesazhet për protestën e paralajmëruar nga opozita që do të mbahet para godinës së bashkisë.
Në protestat e mëparshme nuk kanë munguar episodet e përplasjes së protestuesve me efektivët e policisë, si dhe janë hedhur kokteji molotovi në drejtim të godinës së bashkisë. Opozita kërkon largimin e Veliajt, pasi e akuzon si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve dhe se qëndron pas abuzimit për të cilin janë akuzuar dhe arrestuar disa ish-drejtorë të bashkisë.