TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka konsideruar të rëndësishëm për vendin takimin me partitë opozitare dhe shoqërinë civile për strategjinë që do të ndjekin për të rrëzuar siç tha ai regjimin e Ramës.
Berisha u shpreh se sot Shqipëria vlerësohet si një rrezik për Evropën, ndërsa tha se është Rama ai që krijoi narko shtetin.
“Shpreh bindjen se konkluzioni apo përfundimi i këtij takimi me një front të përbashkët në këto kohë kritike që kalon Shqipëria është përgjigjja më e duhur, është përgjegjësia më e vërtetë që ne marrim në këtë momente para vendit dhe kombit tonë.
Sot Shqipëria, vlerësohet si një rrezik, si një narko shtet, rrezik për Evropën. Ky narko shtet u krijua nga qeveria aktuale dhe Edi Rama për qëllimet më ogurzeza ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Berisha.
Berisha po ashtu kujtoi vitin 2015 kur sic tha ai Shqipëria u mboll me kanabis. Sipas tij propaganda qeveritare u servirte shqiptarëve si një mundësi e re pasurimi dhe zhvillimi, por kjo politikë tha Berisha u kundërshtua nga njerëz të përgjegjshëm.
“Të nderuar të pranishëm, sot Shqipëria, vendi ynë i dashur, vlerësohet si një rrezik, si një narkoshtet rrezik për Europën. Rrezik për Europën! Ky narkoshtet u krijua nga qeveria aktuale dhe Edi Rama për qëllimet më ogurzeza ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ju rikujtoni këtu vitin e zi 2015, ku Shqipëria u mboll me mijëra plantacione kanabisi.
Ish zv kryeministri paralajmëroi Edi Ramën se ky është shkatërrimi i ekonomisë, kurse ai insistoi se kjo është para dhe paraja është e rëndësishme. Në asnjë vend nuk kanë provuar si shqiptarët sesa toksike është paraja e drogës, paraja e karteleve, sesa shkatërrimtare është për ligjin dhe ekonominë e një vendi kjo para. Sot ne përfundojmë një vend aleat i NATO-s, rrezik për Evropën. Duhet ti njohim një meritë Donald Trump që shpalli kartelet e drogës organizatat terroriste.
Shqipëria mund të renditet e dyta pas Venezuelës, ose krahas Kolumbisë. Shqipëria zyrtare sot është koka e karteleve më të fuqishëm në Evropë’, tha Berisha.