TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr në Fabrikën e Përpunimit të Letrës në Elbasan është shuar sot falë ndërhyrjes së shpejtë të Detashmentit të Mbështetjes Rajonale në Mengël, pjesë e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me autoritetet civile të bashkisë Elbasan.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, Detashmenti i Mbështetjes Rajonale në Mengël, pjesë e Komandës Mbështetëse, iu përgjigj sot me gatishmëri kërkesës për ndihmë të autoriteteve civile të Bashkisë Elbasan, pas rënies së një zjarri në Fabrikën e Përpunimit të Letrës.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët dhe mjetet zjarrfikëse u dislokuan në vendngjarje, ku ndërhynë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në ambientet dhe zonat përreth.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit me strukturat përgjegjëse në terren, zjarri u vendos nën kontroll dhe u neutralizua plotësisht, pa lejuar përshkallëzimin e situatës.
Ministria e Mbrojtjes thekson se strukturat e saj mbeten në gatishmëri të plotë për të mbështetur autoritetet civile në raste emergjencash dhe situatash të ngjashme.