TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rritet kontributi i Forcave tona të Armatosura në misionet ndërkombëtare.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehet se, “përveç rritjes së kapaciteteve brenda vendit, Forcat e Armatosura nga viti në vit po rrisin edhe kontributin në misionet dhe operacionet ndërkombëtare, jo vetëm sa i përket numrave, por edhe hartës së angazhimeve ushtarake në mbështetje të paqes anembanë globit”.
“Në vitin 2025, FA do të ketë prani të shtuar me 50 trupa në misionet e KFOR në Kosovë, ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë, NSATU dhe Operacionin Interflex, dy të fundit në mbështetje të Ukrainës, duke konfirmuar dinamizmin e angazhimeve te Shqipërisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në botë”, nënvizon Vengu në një postim në rrjetet sociale.