AKTUALITET, 24 Janar 2026, 19:58

Militanti i PD ndjek me çadër në dorë policin, efektivi ikën me vrap!

Militanti i PD ndjek me çadër në dorë policin, efektivi

Një moment pikant është vënë re gjatë protestës së opozitës para parlamentit, ku një protestues, militant i PD sulmon me çadër një efektiv policie.

Protestuesit ndjek me çafër në dorë punonjësin e rendit, ndërsa ky i fundit ia mbath me vrap.

Kujtojmë që protesta e sotme (24 janar) e opozitës u shoqërua me tensione, duke detyruar policinë të përdor gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë më herët para kryeministrisë, protestuesit hodhën bomba molotov, duke bërë që situata të agravojë.