AKTUALITET, 5 Maj 2024, 11:18

Mijëra shqiptarë kthehen në atdhe nga Greqia për të festuar Pashkët Ortodokse

Mijëra shqiptarë kthehen në atdhe nga Greqia për të

Teksa besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët ditën e sotme, raportohet se mijëra shqiptarë kanë vendosur të kthehen në atdhe për të festuar me familjet e tyre nga Greqia.

Mësohet se në 24 orët e fundit në pikën kufitare të Kakavijë ka patur rreth 8 mijë shtetas në hyrje dhe dalje të vendit.

Nga këta të fundit mbi 4 mijë kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 3755 kanë dalë nga territori shqiptar.

Po ashtu raportohet se në Shqipëri kanë hyrë rreth 1300 automjete në 24 orët e fundit nga kjo pikë kufitare.