TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Tiranë në ditën e gjashtë të protestës kundër projektit të investimit në ishullin e Sazanit.

Pjesëmarrja në tubimin e kësaj të premteje ka qenë më e lartë krahasuar me pesë ditët e mëparshme të protestës.
Me pankarta në duar dhe thirrje kundër projektit, protestuesit kanë përsëritur të njëjtat kërkesa që kanë shoqëruar tubimet që prej ditës së parë.

Ata kërkojnë anulimin e projektit të planifikuar në Sazan, duke theksuar se ishulli nuk duhet të preket nga zhvillimet e parashikuara.
Në protestë janë parë qytetarë të grupmoshave të ndryshme, përfshirë gra, të rinj dhe fëmijë, të cilët i janë bashkuar tubimit në shenjë kundërshtimi ndaj investimit.
Mes pankartave dhe mesazheve të shfaqura, protestuesit kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi është zhvilluar në mënyrë paqësore, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë reagimin e tyre edhe në ditët në vijim, deri në plotësimin e kërkesave që lidhen me mbrojtjen e ishullit të Sazanit dhe ndalimin e projektit.







