AKTUALITET, 29 Janar 2023, 17:32

Meta uron presidentin e ri të Çekisë: Besoj në bashkëpunimin për integrimin e Shqipërisë në BE

Meta uron presidentin e ri të Çekisë:  Besoj në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar ish-gjeneralin e NATO-s, Petr Pavel për zgjedhjen e tij si President i Çekisë. 

Meta ka postuar në Facebook një foto nga takimi me Pavel gjatë kohës që ishte President i vendit. Meta shkruan se beson në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjithashtu ai thekson edhe rritjen e përpjekjeve për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Postimi i Ilir Metës:

Urime ish-Gjeneralit të NATO, z.Petr Pavel për zgjedhjen si President i Republikës së Çekisë. Besoj në rritjen e bashkëpunimit për thellimin e marrëdhënieve të gjithëanëshme mes Shqipërisë dhe Çekisë, përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe për mbështetjen e vlerave europiane në të cilat besojmë.

***

Ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel fitoi në balotazh kundër oligarkut populist dhe ish-kryeministrit Andrej Babis.

Petr Pavel ka qenë i panjohur deri para pak vitesh për opinionin publik çek, por në zgjedhjet e fundit në vend (27/28.01) ai fitoi rreth 58% të votave. Kundërkandidat ishte oligarku populist, kreu i lëvizjes ANO dhe ish-kryeministër, Andrej Babis. Babis arriti të merrte 42% të votave.