TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në 16 vjetorin e Pavarësisë, është shprehur se Kosova është një shtet i suksesshëm.
Meta deklaroi se projektet tinëzare për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve përmes Ballkanit të Hapur kanë dështuar.
Ai theksoi se Kosova do të vazhdojë të konsolidojë arritjet e saj dhe do të ketë vendin e merituar në BE e NATO.
“Kosova ka dëshmuar të jetë kampione në botë jo vetëm në xhudo, por ka treguar mbi gjitha se mund të jetë kampion në rajonin tonë edhe në nivele më të gjëra sa i takon demokracisë funksionale, zgjedhjeve të lira e të ndershme që janë një problem i madh për vendin tonë, për Serbinë dhe për shumë vende të tjera në këtë rajon.
Kosova ka treguar të jetë lider në shumë indekse që kanë të bëjnë me transparencën, mirëqeverisjen, përfshirjen sociale, gjë që tregon se është një shtet i suksesshëm.
Përpjekjet për ta dështuar këtë shtet përmes projekteve tinëzare për ndryshimin e kufijve, për ndarjen e Kosovës, margjinalizimin e saj përmes të ashtuquajturit Ballkani i Hapur kanë dështuar dhe do të dështojnë edhe në të ardhmen.
Besojmë se Kosova do të vazhdojë të konsolidojë arritjet e saj dhe njëkohësisht të ketë vendin e merituar në BE e NATO”, tha Meta në një konferencë për mediat.