TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ,ka kujtuar betejën e fituar vitin e kaluar teksa ndodhej në postin e presidentit.
Meta shkruan se një vit më parë socialistët humbën betejën në Gjykatën Kushtetuese për ta shkarkuar nga presidenca, pasi i kishte humbur të gjitha betejat në Komisionin e Venecias.
Meta thekson se ende sot e kësaj dite nuk ka një reagim nga SPAK në lidhje me denoncimin e presidentit një vit më parë për me falsifikimin e firmës së ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kuvendit.
Ai i bën thirrje qytetarëve që në 3 Mars të gjëmojë më fort zëri i popullit në mbrojtje të demokracisë, më i vendosur se kurrë për të realizuar ndryshimin e madh.
Një vit më parë “Rilindja” humbi betejën e saj të paturp për të shkarkuar Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese.
“Rilindja” në këtë mënyrë i kishte humbur të gjitha betejat e saj me Presidentin e Republikës edhe në Komisionin e Venecias. Ndërkohë edhe sot e kësaj dite nuk ka një reagim nga SPAK se ç’bëhet me denoncimin e Presidentit të Republikës një vit më parë kur po ky Kuvend i “Rilindjes” që shihni sot falsifikoi firmen e ish-Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese kundër Presidentit.
Falenderoj të gjithë ekipin tim gjatë detyrës si President i Republikës, në veçanti të gjithë qytetarët për përkrahjen e tyre dhe sidomos popullin e 2 Marsit që u ngrit në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës.
Në 3 Mars le të gjëmojë më fort zëri i popullit në mbrojtje të demokracisë, më i vendosur se kurrë për të realizuar Ndryshimin e Madh që po afron!