TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat nga Korça deklaroi se qeverisja e Edi Ramës ka korruptuar Lulzim Bashën.
Meta tha se izolimi i Sali Berishës është bërë për arsye të pastra politike. Ndërsa, shtoi se PL është një uragan i vërtetë lirie.
“Partia e Lirisë është e gatshme të jetë një uragan për t’i dhënë tjetër ton opozitës. Po të ishte e dobët opozita, nuk e izolonin Berishën për qëllime politike.
Rama ka korruptuar Lulzim Bashën dhe ndërkombëtarët. PL do të japë mesazh të fuqishëm për të infiltruarit dhe të korruptuarit e Rilindjes”, u shpreh Meta.