AKTUALITET, 18 Prill 2024, 22:04

"Kallëzimi është bërë në ajër dhe nuk ka emër konkret?", Ish-prokurori flet për dosjen CEZ-DIA që po hetohet nga SPAK

"Kallëzimi është bërë në ajër dhe nuk ka

Pasi ish-presidenti Ilir Meta sulmoi ashpër kreun e SPAK, Altin Dumani, u tha se reagimi i tij është bërë pasi ai është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Por SPAK tha sot se deri në këtë fazë nuk e ka të rregjistruar emrin e Ilir Metës si person ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe se ndaj tij nuk është kërkuar në gjykatë masë shtrënguese apo ndonjë kontroll në banesën e çiftit Meta-Kryemadhi.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe avokati Eugen Beçi, duke komentuar këtë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Prokuroria e Posaçme duke mos regjistruar emrin për një çështje penale duket se luan me liritë dhe të drejtat e njeriut, sepse kallëzimet dhe hetimet bëhen me emra. Sipas Beçit kallëzimi për çështjen CEZ-DIA nuk është bërë në ajër dhe ka emër konkret dhe kjo është absurde dhe janë teknikalitete në dëm të lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Në gjykatat shqiptare, herë pas here, prokurorët janë intimiduar, janë sharë, janë kërcënuar në sallën e gjyqit nga kriminelë.

Rasti që ne flasim duhet parë se kemi të bëjmë me një person nën hetim, apo një politikan?

Sulmi është absurd dhe nuk i lejohet asnjë vrasësi që mund të ndodhet përpara prokurorit. Nëse politikani do të bëjë një ndërhyrje në sistemin e drejtësisë për çështje parimore përmbajtja është e mirëpritur, sulmi është absurd dhe i panevojshëm. Është një sulm që kalon kufijtë e normales dhe nuk i lejohet as një vrasësi që ndodhet përballë prokurorit. Një sulm i tillë nuk mund të përballet me një shoqëri demokratike.

Nëse zoti Meta ka synuar ta përzgjedhë institucionin për ta sulmuar, ka gabuar. Sot kur ndjen se ke një problem subjektiv personal, duket se sulmi të bën të pabesueshëm. Pse është sulmuar drejtpërdrejt Dumani? 

E quaj të papranueshëm sulmin ndaj një prokurori, madje e quaj të papranueshëm edhe kur e sulmon një avokat, sepse prokurori përfaqëson republikën. Atë çfarë polikanët duhet të bëjnë është jo duke përdorur epitete të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme duke regjistruar emrin për një çështje penale duket se luan me liritë dhe të drejtat e njeriut. Kallëzimet dhe hetimet bëhen me emra. A mendoni p.sh. se kallëzimi për çështjen CEZ-DIA është bërë në ajër dhe nuk ka emër konkret? Kjo është absurde dhe janë teknikalitete në dëm të lirive dhe të drejtave të njeriut. Në rast se regjistrohet emri ti si prokurori je e detyruar të nxitosh dhe të hetosh brenda afateve. Nëse gjatë këtyre 4 viteve ke kryer hetime që të kanë çuar te emrat dhe dëshmitarët të çojnë te ao person, ti kur do të presësh ta regjistrosh emrin?

Ne nuk do të presim kurrë nga Prokuroria e Posaçme që kam regjistruar emrin e këtij dhe të atij, sepse paragrafi i tretë i ligjit që unë citova e ndalon prokurorinë që të bëjë publike emrin derisa të dalë njoftimi i akuzës ndaj personit të pandehur, por kur të bëhet një masë sigurimi do të dalë që është regjistruar emri në filan datë”-tha Beçi.