AKTUALITET, 4 Shkurt 2025, 12:54

Meta në qeli/ Blushi në selinë e PD, nisin negociatat për koalicion parazgjedhor dhe protestën e 8 shkurtit

Meta në qeli/ Blushi në selinë e PD, nisin negociatat për

Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë kanë shkuar në selinë PD për të diskutuar mbi koalicionin parazgjedhor dhe protestën e thirrur nga opozita më 8 shkurt në Tiranë.

Sekretari i përgjithshëm i partisë së Lirisë Tedi Blushi mbërriti në mesditë në selinë e PD-së ku pritet të ketë negociata me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.

Ndërkohë Sali Berisha pritet të kthehet nga Gjermani ku mori pjesë në kongresin e CDU-së.