AKTUALITET, 19 Prill 2024, 20:37

Meta mesazh për SPAK: Le të sekuestrojnë shtëpi e vila, unë do të vendos një krevat tek shtëpia e nënë Selvisë

Meta mesazh për SPAK: Le të sekuestrojnë shtëpi e vila,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kishte një mesazh për SPAK-un, duke thënë që të mos përdorë njerëz të dobët në PL kundër tij.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, kreu i PL-së u shpreh se “le të hetojë kë të dojë”, madje the që le të “sekuestrojë edhe shtëpi e vila”.

“Për SPAK kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu dhe do të jetë këtu. Edhe në 92 kur më thërrisnin çdo javë për të ikur, që mos arrestohesha përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon.

SPAK-u torollaku të hetojë këtë të dojë, Metën e cilin të dojë. SPAK-u torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdorë njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund t’u ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe ti përdorë ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës.

Shtëpi e vila të shkojnë ti sekuestrojnë. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do të vendos një krevat tek shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë.

Por Partinë e Lirisë, që do të sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAK-u torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja?

Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër.

Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën, sepse Ramën e ka paralajmëruar drejtori 9 prokurimeve me firmë dhe vulë”, tha Meta.