AKTUALITET, 5 Maj 2024, 09:43

Meta homazhe te Varrezat e Dëshmorëve: Partia e Lirisë duhet t’i dalë për zot vendit, pesë prioritete për Atdheun

Meta homazhe te Varrezat e Dëshmorëve: Partia e Lirisë duhet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se kjo ditë na kujton gjakun që është derdhur për çlirimin e Shqipërisë.

Ai u shpreh se Partia e Lirisë duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha Atdheut.

‘Ndaj kemi në fokus pesë prioritete kryesore për katër milionë shqiptarë’, tha Meta.

Meta: “Kjo ditë na kujton sa gjak është derdhur për çlirimin dhe lirimin e  Shqipërisë. Në këtë ditë që na kujton se liria e ka çmimin shumë të shtrenjtë dhe duhet bërë çdo sakrificë për të mbrojtur dhe për ta merituar atë.

Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te Atdheu, dhe Atdheu na duhet të jetojmë të lirë dhe të mos harrojmë që themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus pesë prioritete kryesore për katër milionë shqiptarë.”