TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për shpërthimin e ditëve të fundit të Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Bushati tha se sjellja e Metës nuk është normale, madje nuk do të ishte aspak normale nga asnjë qytetar dhe jo më nga një politikan i rangur të tij. Por analisti deklaroi se edhe po ta konsiderojmë Metën një person që është "çmendur", kjo tregon se edhe për një "të çmendur" është e qartë se si SPAK po shënjestron vetëm liderët e opozitës, duke amnistuar Ramën dhe Veliajn.
"Ato që ka bërë Ilir Meta nuk janë normale edhe për njeri të zakonshëm, jo më për një politikan të rangut të tij. Por, në një nga këto ditë që Meta bënte shpërthimet e rradhës, pashë një intervistë që jepte Edi Rama në Paris dhe që thoshte se si të mëdhenjtë e kësaj bote, pyesin Edi Ramën për gjërat e botës. Kush është më për spital 5, ky mbi tra apo ai që flet për liderët e botës?
Këtu nuk është as anormaliteti i parë dhe as i fundit. Nëse duhet të bëjmë analizë politike, duhet ta lehtësojmë barrën nga analiza psikologjike, sepse përndryshe shumica janë për spital pesë.
Thonë që shpërtheu Ilir Meta. Por, darkod, edhe një i çmendur e paska aftësinë të kuptojë që këtu SPAK-u është i kapur. Ilir Meta në çmendurinë e vet më të madhe, tha ç’është ky SPAK që merret me mua, Kryemadhin, Berishën dhe jo me Ramën dhe Veliajn?
Nuk merret as me ish pushtetarë përpara, si Fatos Nano përshembull. Merret vetëm me ish pushtetarë që qëllon se janë edhe opozita e sotme. Edhe një i çmendur e kupton që këta normalët e SPAK-ut, vetëm godasin opozitën. Tani, është i çmendur ky mbi tra, apo janë të çmendur këta fëmijët e heronjve tanë, që po çmendin gjithë Shqipërinë?", tha Bushati.