TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Famijarët e viktimave në protestën e 21 janarit 2011 pritet të bëjnë sot kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kundër kreut të PD-së, Sali Berisha, deputetit Lulzim Basha dhe ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi.
Partia Socialiste dhe Ministria e Drejtësisë bënë kallëzim në SPAK për çështjen e 21 janarit, tre javë më parë, por, pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencë për këto kallëzime, duke ia kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetim.
Në protestën e 21 janarit 2011 u vranë katër qytetarë përpara kryeministrisë. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodh sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Berisha, një muaj më parë deklaroi se policia e shtetit nuk përdori armë zjarri, por vetëm Garda e Republikës, që ka për detyrë mbrojtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë, siç është selia e qeverisë.
Më 23 maj 2016 Gjykata e Lartë zbardhi vendimin e “21 Janarit”, përmes të cilit u refuzua kërkesa e prokurorisë për dënimin e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe ish- oficerit të gardës, Agim Llupo.
Gjykata e Lartë përmendi faktin se ish-kreu i Gardës, Prendi, u shpall së pari i pafajshëm për “vrasje me dashje” nga Shkalla e Parë për akuzën e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj, sikurse edhe Agim Llupos për vrasjen e Ziver Veizit. Kolegji radhit më tej kronologjinë duke kujtuar se si të dy zyrtarët e Gardës u dënuan për “vrasje me dashje nga pakujdesia”, duke marrë Prendi një vit burg dhe Llupo tre vjet.