AKTUALITET, 10 Shkurt 2025, 12:03

Mesazhi/ Policët rumunë të UNMIK-ut vranë 2 aktivistë dhe plagosën 80 të tjerë, VV përkujton 18-vjetorin e demonstratës kundër planit “Ahtisari”

Mesazhi/ Policët rumunë të UNMIK-ut vranë 2 aktivistë

Ditën e sotme shënohet përvjetori i 18-të i demonstratës së 10 shkurtit 2007. Lëvizja Vetëvendosje  ka organizuar  disa aktivitete në kujtim të  ngjarjes.

Aktivitetet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do vijojnë në homazhe te varri i Arben Xheladinit.

Më tej në orën 12:00 do të bëhen homazhe  edhe te varri i Mon Balaj dhe në orën 13:15 homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardi “Nënë Tereza”.

Shënimi i përvjetorit të demonstratës së 10 shkurtit 2007, do të përfundojë me shfaqjen e dokumentarit të 10 shkurtit.

Në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 mbetën të vrarë dy qytetarë të Kosovës, ndërsa mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë pas përleshjeve të ashpëra me policinë rumune, efektivë të UNMIK-ut, të cilët gjuajtën me plumba gome drejt qytetarëve të Kosovës.