TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Demokrati Luçiano Boçi nga protesta e opozitës deklaroi se regjimi duhet luftuar me çdo kusht. Ai tha se pushteti duhet luftuar me pasionin e Sali Berishës dhe me vullnetin e rinisë.
“Sot qytetarët kanë dëshirë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Sot na ka mbledhur në protestë zemërimi i biznesit të madh dhe të vogël, që i ngushtohet laku në fyt. Është rezoluta e të rinjve, që duan t’ja nxijnë këtë vend. Është ngulçi i fermerit, është ofshama e pensionistit, është drama e qytetarit shqiptar, është jeta e qytetarit shqiptar, që është udhëtim dantesk drejt ferrit. Ne jemi të bashkuar si zë i vetëm kundër pushtetit të korruptuar të Edi Ramës. Diktaturat nuk lulëzojnë, nëse ne jemi të bashkuar. Ne nuk duhet të dorëzohemi. Ne jemi sot të bashkuar, që të jemi të guximshëm. Këto nuk janë godina shteti, por janë godina, ku merren vendime për dënimin e opozitës, janë vende ku grabiten pasuritë tuaja.
Ne do të marrim zvarrë ngrehinën e korrupsionit. Lufta jonë është e vështirë, është e pabarabartë. Por ama është lufta më e madhe dhe më e drejtë. E madhe në qëllimet dhe idealet e saj. Ta luftojmë jetën tonë, me pasionin e Sali Berishës, ta luftojmë me forcën e rinisë. Nëse humbim vendin tonë, kemi humbur gjithçka, ndaj duhet të ngrihemi”, deklaroi Boçi.