AKTUALITET, 18 Prill 2024, 23:17

“Merrnin zvarrë shitësit ambulantë, pastaj ngritën dyqanet e veta!”/ Këlliçi denoncon drejtorin e Policisë Bashkiake, Ermal Kapllanaj

“Merrnin zvarrë shitësit ambulantë, pastaj ngritën
Kapllanaj dhe Këlliçi

Ish-deputeti dhe ish-kandidati për kryetar i bashkisë së Tiranës, Belind Këllici, denoncoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, një skandal tjetër me drejtorët e bashkisë së Tiranës, drejtuar nga Erion Veliaj. Ai akuzoi drejtorin e Policisë Bashkiake, Ermal Kapllanaj, se ka marrë monopolin e shitjes së fruta-perimeve në lagjet e Tiranës, pasi për disa vite me radhë dhunuan dhe u sekuestruan prodhimet tregtarëve ambulantë.

 “Në fillimet e mandatit të parë të Veliaj, të tërheqjes zvarrë të tregtarëve ambulantë në emër të krijimit të tregjeve. Në vitin 2016, 5D hyri me lugë në brez, një pjesë e madhe e zarzavateve konfiskoheshin dhe shiteshin në tregjet e policisë bashkiake.

Valiaj cakton Ermal Kapllanaj, ish-oficer antidroge në detyrën e shefit të Policisë Bashkiake. Një nga vendimet e para që ai merr, i bashkon bandës së dhunuesve të policisë bashkiake edhe vëllain e një drejtuesi të Policisë së Shtetit, Ferdinand Marës.

Në vitin 2016, i ati i z. Mara regjistrohet si biznesmen për të shitur fruta-perime. Në vitin 2019, e shoqja e këtij zotërie, një mësuese e nderuar e një shkolle 9-vjeçare në Tiranë, regjistron një biznes të tillë si vjehrri i saj, tregti fruta-perimesh dhe xhiron 600 mijë euro në vit.

Në vitin 2020 pasi marrin mandatin e dytë drejtori i Policisë Bashkiake merr vjehrrin e tij, axhustator të nderuar me 300 euro pagë, dhe e bën aksioner të kompanisë “FreshMart”, e cila ka monopolin e shitjes së fruta-perimeve brenda lagjeve të Tiranës, ku vendimin e jep vetë ky zotëria së bashku me Veliajn dhe ku adresa e selisë është në një godinë ku lejen e ka dhënë vetë Erion Veliaj”-tha Këlliçi.