TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Forumin Ekonomik të Delfit, gjatë një bisede me kryeredaktorin e gazetës “Kathimerini”, Alexis Papahelas, kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e tij gjatë një samiti kur i tha një gazetari grek se “ju mendoni se jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit”, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për një qëndrim serioz, por për një shaka.
Papahelas e cilësoi deklaratën si një lloj armiqësie, por Rama e hodhi poshtë këtë interpretim, ndërsa tha se “kushdo që më njeh, unë kam një admirim të madh për këtë vend…ndiej se kam rënë në dashuri me këtë vend, si mund të jem armiqësor?”
I pyetur nëse kishte qenë një moment i papërshtatshëm, Rama tha se ndoshta kishte qenë thjesht një shaka me njerëz shumë seriozë në një vend jo të duhur.
Edi Rama: I vetmi problem që kam me grekët dhe shqiptarët, me shqiptarët sidomos, është marrja e vetes shumë seriozisht. Duhet të jemi shumë të ndjeshëm ndaj historisë së njëri-tjetrit dhe ta respektojmë.
Alexis Papahelas: E di, por ishte si një lloj armiqësie.
Edi Rama: Jo, larg qoftë, ç’armiqësi? Kushdo që më njeh, unë kam një admirim të madh për këtë vend dhe më duket ishte Tomas Miller që thoshte duhet një jetë për të zbuluar Greqinë dhe një ditë për t’u dashuruar me të. Sa herë që vij, unë s’kam kaluar një ditë, ndiej se kam rënë në dashuri me këtë vend, si mund të jem armiqësor?
Alexis Papahelas: Ndoshta ka qenë moment i keq.
Edi Rama: Nuk ka qenë moment i keq, ndoshta isha thjesht unë që po bëja humor me njerëz shumë seriozë. Ndoshta nuk isha në vendin e duhur.