AKTUALITET, 24 Janar 2026, 11:00

Memaliaj/ Parandalohet një ngjarje e rëndë në familje, arrestohet 53-vjeçari që dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten

Memaliaj/ Parandalohet një ngjarje e rëndë në familje,

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në fshatin Lulëzim të Memaliajt.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në varësi të Komisariatit të Policisë Tepelenë, pas njoftimit se një shtetas ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do ta vriste, kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen për neutralizimin e situatës.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi L. D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.