AKTUALITET, 28 Prill 2024, 14:07

Meloni e sulmoi si Rama, RAI 3 i përgjigjet: Do të publikojmë fakte të tjera, sonte

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka sulmuar emisionin 'Report' pas reportazhit për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë dhe për akzuat për lidhjet me mafian të qeverisë shqiptare. Por edhe reagimi i RAI3 ka qenë i menjëhershëm. ata kanë premtuar dokument dhe fakte të tjera që do të publikohen sonte. 

Reagimi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni sulmon emisionin 'Report' pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë.

Meloni komentoi reportazhin ‘Albanian (HOT)SPOT’ nga Giorgio Mottola nga foltorja e ‘Fratelli d'Italia’ në Pescara.

‘Më ndihmoni t'i dërgoj të gjithë solidaritetin Edi Ramës për linçimin që i është bërë vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe ‘Telemeloni’, e keni parasysh apo jo ‘Telemelonin’? Ka paketuar një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizon si një narko-shtet.’

Tematikës do t'i rikthehemi sonte me një reportazh që do të hetojë rezultatet e dobëta të deritanishme të dekretit ‘Cutro’.

Me dokumente ekskluzive do të tregojmë se si disa zyrtarë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar në avantazhin e tyre keq menaxhimet e OJQ-ve bazuar në disa hetimeve gjyqësore.