TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një defekti në manovër dhe mos funksionim të sistemit të drejtimit së anijes “Bergfjord” me flamur shqiptar, mjeti lundrues u përplas me një masiv shkëmbor.
Nga ky moment dhe pas komunikimit me kapitenerinë e portit Sarandë, anija është udhëzuar për të hyrë në portin e marinës “Limion”. Gjatë komunikimeve, ekuipazhi nuk ka paraqitur probleme.
Eshtë bërë menjëherë nga ana e ekuipazhit vlerësimi i situatës dhe është vënë në mbikëqyrje pjesa e çarë. Anija është ankoruar pa probleme.