TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lojtarët e ekipit kombëtar, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi janë ndaluar dhe ndëshkuar sot nga policia rrugore për tejkalim shpejtësie dhe ndotje akustike në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dy lojtarët ndodhen në Tiranë për 2 ndeshjet e radhës miqësore që Shqipëria në drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran do të zhvillojë javën që vjen. Ata u filmuan në bulevard të ndaluar nga policia ndërsa kjo e fundit u shqiptonte gjobën për tejkalim shpejtësie dhe zhurmë akustike që vinte nga makina tip "Porsche" e zezë.

Pas marrjes së gjobës dy lojtarët kanë vijuar xhiron e tyre me makinën luksoze.